FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Matuidi zbulon sekretin e formës e Ronaldos: Pas ndeshjes ndaj United …

Mesfushori francez Blasé Matuidi dha një intervistë për mediat e vendit të tij, ku mbi të gjitha foli për shokun e ri të skuadrës te Juventusi, yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Matuidi tregoi seriozitetin me të cilin Ronaldo punon në stërvitje, si dhe angazhimin maksimal, të cilat janë edhe sekreti i formës së tij të mirë sportive, ndonëse në moshën 33-vjeçare.

“Pas ndeshjes me Manchester United, të gjithë ishim të mbaruar. Edhe të nesërmen ishte e njëjta gjë, por jo për Ronaldon, që kishte mbërritur i pari në stërvitje dhe punonte si të ishte duke luajtur një ndeshje të vërtetë. Është pikërisht ky angazhim maksimal, sekreti i formës së tij të mirë, edhe tashmë në moshën 33-vjeçare”, u shpreh Matuidi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori francez pranoi se tashmë bardhezinjtë ndihen edhe më të fortë, me Ronaldon në përbërje, pasi portugezi angazhohet maksimalisht dhe punon shumë gjatë ndeshjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?