Mbappe: Trajneri më tha se jam sulmues i katërt, i pranoj kritikat e tifozëve

Mes tensioneve, kritikave dhe shumë pikëpyetjeve mbi të ardhmen e skuadrës, Real Madrid u rikthye te fitorja duke mposhtur 2-0 Real Oviedo në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, më shumë sesa rezultati, vëmendjen e mori vendimi i trajnerit Alvaro Arbeloa për të lënë në stol dy nga yjet kryesorë të ekipit, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham.

Pavarësisht suksesit, atmosfera në “Bernabeu” mbeti e tensionuar. Tifozët nuk kursyen vërshëllimat për skuadrën, ndërsa objektivi kryesor ishte Mbappe.

Sulmuesi francez, pas ndeshjes, zbuloi me ironi një bisedë me trajnerin Arbeloa: “Trajneri më tha se për të jam sulmuesi i katërt në grup. Unë isha gati të luaja që nga minuta e parë, por vendimi i takon trajnerit. Duhet ta respektoj dhe të punoj më shumë që të jem më i mirë se Vinicius, Mastantuono dhe Gonzalo.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ylli francez u shpreh se i kupton reagimet e tifozëve, duke theksuar se kjo është diçka që ndodh shpesh në Madrid me lojtarët më të mëdhenj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Mbappe bëri edhe një analizë të sezonit të skuadrës: “E nisëm mirë, por më pas humbëm identitetin dhe stilin e lojës. Të mbyllësh sezonin pa trofe të bën të ndihesh keq. Duhet të pranojmë kritikat dhe të nisim gjithçka nga e para me më shumë ambicie.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?