FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbërrin në Rinas, Kukësi arrin marrëveshjen paraprake me këtë lojtar

Kukësi ka arritur marrëveshjen paraprake me mesfushorin serb, Filip Osman.

“Panorama Sport” zbulon se 25- vjeçari ka mbërritur dje, në mbrëmje, në Tiranë dhe sipas të gjitha gjasave sot do të nisë stërvitjen nën urdhrat e bashkëkombësit të tij, Mlladen Milinkoviç.

Marrëveshja që klubi ka bërë me lojtarin është që fillimisht të provohet dhe në rast se trajneri jep OK-in, atëherë do të vendosen kushtet e kontratës. Gazeta mëson se Osmani është njëri prej lojtarëve që ka studiuar këtë periudhë i dërguari me mision në Serbi nga presidentit Gjici, pikërisht zv/ trajneri Ivan Gvozdenoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Osmani është një mesfushor me tipare shkatërruese që në tre sezonet e fundit ka luajtur me FK Bezanijën në Ligën e Dytë serbe. Në 12 ndeshje që është aktivizuar në pjesën e parë të këtij sezoni, Osmani ka qenë si titullar 8 herë. Më parë ai ka luajtur me ekipe si Vozdovac, Radniçki, Smederevo dhe Slavija të Sarajevës në kampionatin e Bosnjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?