FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbyllet Asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH, s’ka zgjedhje të reja

Nuk do të ketë zgjedhje të reja për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ky ishte vendimi I Asamblesë së Jashtëzakonshme, e cila ka vendosur në fundin e saj që zgjedhjet të zhvillohen pas Lojrave Olimpike. Ashtu siç pritej, nën një klimë aspak të qetë po zhvillohet Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH.

Komiteti Olimpik është përfshirë prej muajsh në një kaos të vërtetë si pasojë e përplasjeve në kupolën drejtuese, më saktë mes presidentit Viron Bezhani dhe sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello.

Akuzat dhe përplasjet kanë qenë të ashpra edhe gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë, teksa përfaqësues të disa federatave kanë kërkuar largimin e tyre. Kjo kërkesë është marrë parasysh nga Stavri Bello, që pas 23 vitesh në KOKSH ka prezantuar dorëheqjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij vendimi, ai ka kërkuar që të njëjtën rrugë të ndjekë edhe presidenti Bezhani. Gjithsesi, në fund kërkesa e Bellos është rrëzuar, pasi Asambleja ka vendosur që kupola drejtuese e KOKSH të mos ndryshojë deri në zgjedhjet e reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?