FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

McManaman: Zidane mund të ribashkohet me Juventusin

Steve McManaman, legjenda e Liverpoolit dhe ish-shoku i skuadrës së Zidane ka folur për strategun e njohur, duke hedhur edhe sinjale për një kalim të mundshëm të mundshëm të tij në Itali.

“Zidane kur u kthye te Reali mendoi se mori siguri dhe premtime. Nëse nuk do të realizohen, do të largohet sërish. Ai te Juvja? Ka luajtur atje, flet italisht dhe në atë vend konsiderohet si idhull.

Mund të jetë  e thjeshtë. Klubi bardhezi dominon, e njeh Cristiano Ronaldon, ambientin dhe futbollistin. Nuk e di çfarë opinioni kanë për arrin, por Juvja luan shumë mirë dhe është në krye të klasifikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zidane mund të ulet në çdo pankinë, nga PSG te Bayerni. Të gjithë duan një si ai sepse ka fituar shumë në një kohë të shkurtër”, deklaroi McManaman në një intervistë të dhënë për “horseracing.net”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?