FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më në fund zhbllokohet Daku, shënon super gol në Rusi (VIDEO)

Pas një periudhe të gjatë të kushtëzuar nga problemet fizike, Mirlind Daku rikthehet protagonist me gol për Rubin Kazan.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të të sfidës ndaj Baltika Kaliningrad, duke dhënë një sinjal të rëndësishëm për formën e tij në këtë fazë të sezonit.

Vendimtar në këtë gol ishte edhe kontributi i Nazmi Gripshi, i cili shërbeu asistin për Dakun, duke vulosur një bashkëpunim tërësisht kuqezi në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Dakun, ky është goli i dhjetë në 22 ndeshje kampionati këtë sezon, një tregues i qartë i rëndësisë së tij në repartin ofensiv të skuadrës ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

28-vjeçari nuk kishte shënuar që prej 22 nëntorit të vitit të kaluar, në përballjen ndaj Akhmat Grozny, duke e bërë këtë rikthim edhe më domethënës në aspektin personal dhe sportiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?