FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat serbe kujtojnë dronin: I paharruar, një shqiptar shkaktoi kaos në Beograd (VIDEO)

Media serbe nuk kanë lënë pa e kujtuar ditën e 14 tetorit 2014. Gazeta “Kurir” shkruan se Serbia e mirëpriti Shqipërinë në një stadium të stërmbushur, në ndeshjet për kualifikueset e EURO 2016, por në stadium u shfaq një dron i të ashtuquajturës Shqipëri e madhe.

Futbollisti serb, Mitroviç zbret dronin poshtë, por lojtarët shqiptarë e sulmuan atë, për të marrë flamurin. Tifozët të provokuar nga kjo nuk u përmbajtën dhe u futën në fushë ku sulmuan lojtarët shqiptarë, të cilët u futën në dhomat e zhveshjes dhe nuk u kthyen më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i Disiplinës në UEFA i dha fitoren Shqipërisë 3-0 për organizim të dobët të ndeshje.  Gazeta serbe tregon edhe autorin e kësaj vepre “Organizatori i këtij provokimi skandaloz ishte Ismail Morina, i cili më vonë u bë hero kombëtar në Shqipëri. Morina u ngjit në kishë dhe e lëshoi dronin nga atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?