Mema: Arbitrat na kanë ndëshkuar

Tekniku i Tiranës, Ardian Mema në konferencën për shtyp të organizuar para takimit me Kukësin, ka thënë se ka qenë faji i arbitrit që lejoi golin e dytë të durrsakëve, sipas tij ishte faull.

“Skuadra ka luajtur mirë në tri takimet e fundit dhe kemi pasur mundësi të fitojmë ndeshjen. Por, unë mendoj se lojtarët janë të rënduar nga ana psikologjike dhe kjo bën që lojtarët të jenë pak të ngurtë para porte. Kam folur me ta për këtë aspekt dhe i kam kërkuar që ta harrojnë se çfarë ka ndodhur e të jenë të përqendruar në rastet që krijojmë”, u shpreh fillimisht tekniku i bardhebluve.

“Pësojmë shumë, kjo është një temë që është diskutuar në analizat pas përfundimit të ndeshjes. Lojtarët i kap paniku, kemi shënuar të parët në dy takime e fundit dhe s’kemi arritur të ruajmë qetësinë. Ndoshta kjo vjen si pasojë e gjendjes psikologjike të skuadrës. Kemi defekte në goditjet standarde. Në ndeshjen ndaj Teutës vepruam gabim në goditjen e dënimit. Megjithatë goli ka qenë faull nga sulmuesi i Teutës, Latif dhe gjyqtari mbas porte duhet ta kishte parë atë. Normalisht s’mund të merrem vetëm me goditjet e arbitrit. Kemi dy ndeshje që pësojmë gol nga goditjet standarde dhe kjo ka qenë tema e diskutimit në analizën e ndeshjesh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana për ndeshjen e së martës do të luhet në orën 18:00 ka kërkuar gjyqtarë të FIFA-s për të garantuar një arbitrim të drejtë. “Nuk kemi si pranojmë arbitra që na ndëshkojnë, siç ndodhi në ndeshjen ndaj Kamzës e Teutës. Megjithatë kjo nuk është një justifikim për mua dhe skuadrën. Në Shqipëri bëjmë gabim që merremi shumë me arbitrat siç po bëj unë tani por është e vërtetë që arbitri ka në dorë fatin e ndeshjes. Presidenti dhe drejtuesit e tjerë e kanë gjykuar se do ishte më mirë që të jetë një arbitër i huaj dhe unë jam do isha dakord me këtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Mema foli dhe për golat e shënuar dhe rastet që nuk kanë shkuar në rrjetë: “Me rastet që kemi krijuar, minimalisht duhet të kishim 7 pikë më shumë. Në Vlorë meritonim një barazim, ndërsa në dy ndeshjet e tjera duhet të kishim fituar. Renditja në klasifikim është shumë e dobët. Ekipi dhe unë duhet të gjejmë forcë dhe motivim për të vazhduar më tej”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?