Mema: Humbëm 10 raste, nuk e kuptoj gjyqtarin se çfarë kishte

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes ndaj Teutës, por strategu bardheblu ka fajësuar edhe arbitrin e ndeshjes, i cili sipas tij ndikoi në rezultatin e ndeshjes.

“Të vjen keq, sepse janë 10 raste të humbura, nuk di të gjej fjalë çfarë të them për pjesën e lojës. Ekipi u shpreh mirë, kemi luajtur, kishim raste për shënim. Një problem ishte edhe pjesa e arbitrit, nuk e kuptoj se çfarë kishte, loja ishte e qetë, filloi të jepte faulle dhe e afroi ekipin kundërshtar me portën tonë. Nuk dua të justifikohem me arbitrin, por nuk shkon kështu. Tirana nuk ka nevojë që ta ndihmojë kush, as mua, thjesht të marrë atë që meriton në fushë.

Nuk është se ekipi po bënte keq që të zëvendësoja. Secili po bënte maksimumin në rolin e vet. Mendova të fusja Mavejen, e kisha në plan që në fillim ta aktivizoja por m’u duk më e arsyeshme të aktivizoja 11-shen që hodha në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i bindur për atë që them, se nuk është rastësi të shkoj 10 herë para portës. Janë disa statistika që realisht është kështu. Pastaj duhet parë në një moment të dytë, në analizën e ekipit. Ndoshta mund të kisha bërë ndryshim tek sulmuesit, se nuk po më realizonin gol, por nuk kisha shumë zgjedhje, i vetmi i gatshëm ishte Maveje”, deklaroi Mema pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?