Mema shpërthen pas fitores: Sjellje amatore dhe fëminore, duhet të ndërhyj

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, nuk i është gëzuar aspak kualifikimit për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Strategu i bardhebluve nuk është kursyer aspak ndaj futbollistëve të tij, duke i cilësuar sjelljet e tyre  “amatore” apo “fëminore”.

“Pas ndeshjes kështu diskutohet, por gjatë lojës kam qenë shumë i pakënaqur me veprimet e lojtarëve në fushën e lojës. Kemi një anë psikologjike shumë më të mirë, por duhet të ndërhyjmë, pasi na presin dy finale të tjera, si ndaj Partizanit, edhe ndaj Kastriotit, ku luajmë mbijetesën.

Nëse veprohet kështu edhe në vazhdimësi, atëherë mund të konstatoj se kemi të bëjmë me lojtarë gjysmë-amatorë. Nuk mund të falësh ndeshje kështu, pasi ne nuk jemi ekip i brishtë, thjesht jemi të aftë t’u krijojmë probleme vetes tonë. Nuk mund të fal gabime të tilla dhe mezi po pres të analizoj me futbollistët, pasi duhet të përgatitemi për ndeshje shumë më të vështira sesa sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk u bëj presion futbollistëve, por dua të jem i vërtetë. Kjo e fundit është e vështirë për t’u pranuar, por duhet thënë dhe evidentuar, që të mos gabojnë më. Unë nuk mund të merrem me gabime që nuk i bëjnë as futbollistët e moshave. Jam i ashpër, por duhet të jem realist dhe të them të vërtetën, për të shkuar drejt përmirësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sherri te penalltia? Një nga gjërat që përcakton trajneri para ndeshjes, është se kush do ekzekutojë goditjet standarde, përfshi këtu edhe 11-metërshat. Kur shikoj që disa futbollistë marrin topin dhe zihen kush ta gjuajë, unë mund të them që ose kemi të bëjmë me mentalitet fëminor, ose amator”, deklaroi Mema.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?