Mema shpërthen pas gafës së Likës: Nuk jam këtu për të stërvitur fëmijë, por futbollistë

Tirana luajti ndeshjen e dytë nën drejtimin e Ardian Memës dhe mori një barazim në transfertën ndaj Kamzës, por mund të kishte marrë edhe më shumë, nëse nuk do ishte për një gabim të portierit veteran, Ilion Lika. Vetë tekniku bardheblu nuk e fshehu zhgënjimin e këtyre gabimeve individuale të të tijve.

“Është për të ardhur keq, që në të dy rastet kemi pësuar gola pas gabimeve tona foshnjarake. Edhe në Vlorë, por edhe sot, kemi pësuar gola tërësisht të evitueshëm, që nëse do t’i kishim shmangur, do ishim folur për një situatë krejt tjetër. Jemi ndëshkuar nga disa lloj gabimesh, në të cilat nuk hyn fare roli i trajnerit, pasi nuk janë probleme rreshtimi, apo interpretimi të lojës.

A keni një recetë për të dalë nga kjo situatë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç e thashë, po pësojmë gola fëmijërorë dhe unë nuk jam këtu për të stërvitur fëmijë, por futbollistë. Këto gabime që kemi bërë në këto dy ndeshje, mësohet që të mos bëhen, që në hapat e parë të futbollit. Nuk jam për të ndëshkuar lojtarë, apo për të çuar mesazhe, por situata është e këtillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Daja jashtë pozicionit natyral?

Doka sot na u dëmtua dhe u detyruam që të aktivizojmë Dajën në krah të djathtë, që gjithsesi bëri shumë mirë edhe ai. Është fati im i keq, që në këto ditë të para, jam përballur edhe me dëmtime të shumta, që nuk më kanë lejuar të përzgjedh më të mirët”, deklaroi trajneri i bardhebluve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?