Memelli debuton me fitore te Laçi, mund Luftëtarin në Gjirokastër (VIDEO)
Migen Memelli e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në krye të Laçit, duke fituar në duelin e parë 0-1 kundër Luftëtarit në Gjirokastër. Heroi i kurbinasve ishte Ndriçim Shtubina që shfrytëzoi mjaft mirë një pakujdesi të mbrojtjes vendase për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.
Ndeshja dukej se po përfundonte në barazim, por në minutën e 79′, Jonuzi kroson drejt zonës, Ruci dhe mbrojtësit nuk merren vesh dhe topi shkon te Shtubina. Sulmuesi i kurbinasve gjuan menjëherë dhe e pushon në rrjetë. Vendasit hidhen në sulm, por nuk arrijnë të barazojnë.
Në fund të ndeshjes, Xhixha kishte mundësinë më të mirë për të mbyllur ndeshjen, por i vetëm përballë Rucit gabon. Migen Memelli e nis aventurën e tij me fitore, ndërsa Laçi i tij barazon Kukësin e vendit të 3 me 19 pikë. Gjirokastritët mbeten në vendin e 8 me 9 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

