Memushaj: Nuk fola për tre muaj me trajnerin, u përplasa për aktivizimin tim

Ledian Memushaj është kthyer sërish në lider te skuadra e Pescarës, në aventurën e tij të dytë me këtë ekip. Mesfushori i kombëtares sonë ka dhënë sot një intervistë për “Ottopagine.it”, ku shprehet  për eksperiencën e tij tek Pescara.

Memushaj tregoi edhe se ka patur edhe një debat me trajnerin e Beneventos, ku me këtë të fundit nga kjo “përplasje” nuk kanë folur me njëri-tjetrin për afro 3 muajsh.

“Pas disa muajsh kisha nostalgji për Pescarën, për klubin, për qytetin, për sheshin dhe e kuptova menjëherë që me një shëtitje, për këtë qytet krijova një ndjesi të veçantë. Me Zemanin krijova një lidhje të veçantë tek Pescara dhe e kuptova që nuk do të shkulte flokët për mua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa me Ze Derbin pata një përplasje teksa nuk po aktivizohesha dhe iu shpreha se në qoftë se jam i parëndësishëm, unë largohem. Përgjigja e tij ishte duke më treguar se jam i rëndësishëm për të dhe për klubin.  Për këtë patëm edhe një debat, teksa pasoja për këtë ishte se mbetëm rreth 3 muaj pa i folur njëri-tjetrit. Ai është një njeri me karakter të vështirë dhe tepër nevrik”, u shpreh Memushaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for memushaj de zerbi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?