Merr fund aventura e De Biasit te Alavés

Deportivo Alavés lëshoi një deklaratë zyrtare, në të cilën konfirmon se Gianni de Biasi nuk është më trajner i klubit bask, pasi drejtuesit vendosën ta anulojnë kontratën e tij, pasi rezultatet e fundit në La Liga ishin mjaft të dobta.

Javier Caballero do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e skuadrës, ndërsa Alavés, e cili tregoi mirënjohjen e tij për trajnerin italian, po kërkon një trajner tjetër.

De Biasi ka ndjekur gjurmët e Luis Zubeldia, i cili e filloi sezonin me blubardhët, por u pushua nga puna në shtator për shkak të performancës së keqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi, i cili ka treguar se nuk ka shumë durim, do të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?