Merr fund dueli me Messin, Disiplina dënon rëndë Mbappe-n

Kylian Mbappe është dënuar me tre ndeshje në Francë pas veprimit të rëndë ndaj Rennes në finalen e Kupës së Francës. Francezi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me takë gjurin e kundërshtarit të tij.

Komisioni i Disiplinës në Francë, nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pezulluar Mbapenë me 3 ndeshje. Kështu sezoni për 19-vjeçari është i mbyllur këtu dhe ai humbet sfidat me Angersi-n, Nice-n dhe Dijon.

Ai humbet mundësinë të konkurrojë gjeniun Messi për “Këpucën e Artë”. Francezi ka 30 gola në kampionat dhe 36 në të gjitha kompeticionet, ndërsa Mesi 34 në kampionat dhe 48 gjithsej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?