Merr fund ëndrra e Kosovës, mundet nga Maqedonia e Veriut në Shkup (VIDEO)
Kosova i jep fund ëndrrës për të luajtur në Europianin e verës së ardhshme. Dardanët u mundën 2-1 në Shkup, në gjysmëfinalene Ligës së Kombeve, në të cilin kishin mundësinë e artë për të siguruar një vend në kompeticionin e rëndësishëm.
Ishte një ndeshje shumë e dobët për skuadrën e Shaland që e pa veten në disavatazh që në minutën e 16-të, teksa Ristovski provon me një goditje në hyrje të zonës që devijohet nga Kololli dhe më pas shkon në rrjetën e “Dardanëve”.
Reagimi i Kosovës do të ishte i shpejtë. Në minutën e 29-të, Hadergjonaj përfitoi nga një gabim trashanik i mbrojtjes maqedonase për ta dërguar topin në kuadrat me një goditje të saktë me të majtën. Gëzimi i Drdanëve zgjati vetëm 4 minuta, pasi Maqedonia kaloi sërish në avantazh me Velkovskin, që do të realizonte me kokë.
Pjesa e dytë ishte për t’u harruar për Kosovën, që thuajse nuk doli asnjëherë në lojën e saj më të mirë, madje rrezikoi shumë që të pësonte një tjetër gol. Alioski dhe Pandev shpërdoruan shanse të mira. Në minutën e 4-t të shtesës Aliti thuajse me portën e boshatisur nuk mundi që të shënonte për Kosovën, që shpërdoroi një mundësi të artë për të shkuar në Europian. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

