Mertens “tradhëton” Napolin: Po mendoj transferimin në Kinë
Dries Mertens drejt Superligës Kineze. Të paktën kështu ka deklaruar sulmuesi belg i Napolit, që ka lënë gjithçka të hapur rreth një lëvizje drejt Kinës pas skadimit të kontratës së tij.
“Asnjëherë nuk dihet. Në një vit mbaroj kontratën time te Napoli, ndoshta atëherë do të mendoj më shumë.
“Pse e refuzova një lëvizje më parë? Unë preferova të qëndroj në Evropë për zhvillimin tim. Unë isha ende në stol në fillim te Napoli, pastaj fillova të luaja dhe kam dashur të shijoj momentet e mia. Kam punuar aq shumë për të hyrë në ekip dhe nuk kam dashur të largohem, pasi kjo do të ishte shumë e lehtë.
“Unë fola shumë me Axel Witsel dhe Yannick Carrasco dhe ata janë në të vërtetë mjaft të kënaqur për futbollin atje. Unë fola me Carrasco kohët e fundit dhe ai tha se po përshtatej mirë me skuadrën e tij. Në fillim ai tha se nuk e di se si ta gjejë vendin e tij në ekip, por tani ai ndihet më mirë. “-deklaroi Mertens për mediat italiane.
Momentalisht Mertens ka një klauzolë lirimi prej rreth 28 milion eurosh e cila është e vlefshme vetëm për Super League kineze, por duket se deri në vitin 2020 ai nuk do ta konsiderojë Kinën si alternativë.
KOHA JONË SONDAZH

