Messi apo Ronaldo më mirë? Dueli i mijëvjeçarit të tretë vazhdon
Dopieta personale në fitoren 3-0 ndaj Liverpool në takimin e parë gjysmëfinal të UEFA Champions League ka rritur ndikueshmërinë e Lionel Messit te sukseset e Barcelonës. Pas takimit kundër anglezëve, “pleshti” argjentinas u ngjit në kuotën e 600 golave personal.
Një shifër rekord ky për një futbollist me cilësi si ai, që do të jetë në aktivitet të paktën edhe për disa vite të tjera. Për të arritur te kjo shifër, Messi ka “djegur” plot 683 takime. Mes kombëtares argjentinase dhe Barcelonës, 31 vjeçari i lindur në Rosario shënon të paktën 0.8 gola për ndeshje, mesatare e frikshem dhe që mund ta arrijë vetëm një jashtëtokësor si Leo Messi.
Edhe rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo u ngjit në kuotën e 600 golave këtë fundjavë. Goli ndaj Interit ishte jubilar për të. Por, ndryshe nga Messi, Ronaldo ka kërkuar 801 ndeshje për të arritur te kjo shifër.
Më poshtë ju kemi sjell statistika interesante, që tregon rendimentin e dy futbollistëve më të mirë të dekadës së fundit.

KOHA JONË SONDAZH

