Messi fitues i “Topi i Artë 2017”! E vërtetë apo mashtrim?

Leo Messi, argjentinasi ylli i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Real Madrid, janë dy favoritët kryesorë për të fituar trofeun “Topi i Artë 2017”, që akordohet nga revista franceze ‘France Football’. Cristiano Ronaldo, fitues i çmimit ‘The Best 2017’, duket se është favoriti kryesor për të fituar edhe “Topin e Artë”, ndërkohë që Leo Messi, me pesë trofe të “Topit të Artë”, është në varësi të pritshmërive.

Ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2017” do të organizohet në dhjetor, me fituesin që do të shpallet më datë 7 dhjetor nga ‘France Football’, në një program special televiziv në kanalin ‘L’Équipe’ që do të transmetohet në orën 19:45. Ky edicion i “Topit të Artë” do të prezantohet nga ish-futbollisti francez, David Ginola.

asdg

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur mbeten ende disa javë deri në shpalljen e fituesit të çmimit më prestigjoz individual në futboll, “Topi i Artë”, një kopertinë kurioze e revistës ‘France Football’ është shfaqur dhe ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, ku shfaqet Messi si fitues i trofeut, shkruan telesport. Një kopertinë që për disa mund të jetë karikatura e asaj që do të jetë kopertina e revistës ‘France Football’ më datë 8 dhjetor, një ditë pas shpalljes së fituesit, ndërsa për disa thjeshtë një manipulim, falsitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?