Messi: Isha me fat te goli i tretë, festimi ishte për …
Lionel Messi ishte protagonist absolut në gjysmëfinalen e parë ndaj Liverpoolit duke shënuar dy gol. Ylli argjentinas u shpreh i lumtur për golat, por sipas tij asgjë nuk ka mbaruar, pasi është dhe sfida e kthimit.
“Është e vërtet që kishim shumë mundësi shënimi, por duhet të jemi të kënaqur. Nuk ka përfunduar, pasi do të luajmë në shtëpinë e tyre, por ishte një ndeshje e madhe. E nisëm mirë, me ritëm dhe ndeshja ishte shumë fizike, nuk jemi mësuar kështu pasi qëndruam shumë momente pa topin në zotërim. U mbytëm pak sidomos në pjesën e dytë, por këto ndeshje kështu e kanë dhe duhet ta merrnim ashtu si të vinte.
Në pjesën e parë ishim më mirë, ata na e bënë shumë të vështirë jetën në pjesën e dytë. Ata nuk krijuan shumë mundësi, por nuk iu shkëputën gjysmëfushës sonë. Goli i tretë? Është e vërtetë, ishte spektakolar. Isha me fat që shkoi në atë kënd. Festimi? Ishte për Coutinhon, i cili u vërshëllye nga shokët e tij”, deklaroi Messi.
KOHA JONË SONDAZH

