FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi ndaj Interit? Valverde i jep fund enigmave

Pavarësisht se e ka grumbulluar me skuadrën, Lionel Messi nuk është i gatshëm për të luajtur ndaj Interit.

Këtë e ka pohuar vetë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili në konferencën për shtyp ka pohuar se nuk e ka përcaktuar ende formacionin që do hedh në fushë nesër, teksa shtoi se Messi pritet të mbetet jashtë.

Unë i kam  të gjithë në dispozicion. Ai mund të jetë i disponueshëm, por ne duhet të presim. Do të shohim se çfarë do të ndodh deri në çastet e fundit. Nuk mund të parashikoj asgjë.-tha fillimisht Valverde.

Siç është bërë e zakonshme, Valverde paralajmëroi skuadrën e tij për cilësinë që zotërojnë zikaltërit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne presim një rival të ngjashëm me atë të “Camp Nou”. Ndoshta më shumë agresiv, sepse ata luajnë në shtëpi. Ata janë një skuadër shumë intensive që dëshiron të dominojë dhe është në një moment të mirë të formës. Do të jetë e vështirë sepse janë një ekip i guximshëm. Ne duhet të kontrollojmë lojën dhe duke qenë në këtë situatë, në një grup kaq të vështirë është mirë që ne të fitojmë”.-deklaroi Valverde.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një lajm pozitiv për Interin e Luciano Spallettit që tenton të shfrytëzojë mungesën e “pleshtit” argjentinas për të arritur te 3 pikëshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?