FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Messi nuk do të largohet kurrë nga Barça”

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka thënë se Lionel Messi nuk do të largohet kurrë nga Barcelona dhe do ta kalojë të gjithë karrierën e tij tek gjigandi Spanjoll.

Messi, 31 vjeç shënoi një rekord të ri. Barça mundi Liverpoolin  3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale së Ligës së Kampionëve. Messi shënoi 2 gola, duke përfshirë një goditje të lirë spektakolare, duke arritur kështu në kuotën e 600 golave për klubin.

Bartomeu pranon se klubi tashmë është duke u përgatitur për të jetuar pa yllin e futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai mund të luajë deri 45 vjeç, kush e di? Ne e dimë se ai do të luajë tre, katër, pesë vite, ne nuk e dimë sa, sa të dojë ai”-tha ai për The Guardian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne po përgatitemi. Lojtarë si Dembele, Lenglet, Arthur, janë aty për të ndërtuar një ekip kur Messi të largohet, por kjo duket rrugë e gjatë. Nuk mendoj se ajo ditë është afër  dhe ne u themi lojëtarëve të cilët luajnë dhe stërviten me të ‘Punoni çdo minutë’.

“Ai do të qëndrojë këtu me ne. Ai është një njeri i klubit.”

“Unë flas gjithmonë rreth Peles, i cili gjithmonë ka bashkëpunuar me Santos, i vetmi vend ku ai luajti.”

“Leo i përket futbollit botëror, por ai gjithmonë ka jetuar tek Barça. Ai do të jetë i vetëm një klubi. Leo kurrë nuk do të largohet. Ai do të largohet nga loja, por gjithmonë do të jetë me ne”.

Bartomeu beson se Messi e ka bërë të jashtëzakonshmen të duket e zakonshme për mbështetësit e Barcelonës.

“Leo është gjeni dhe ka qënë në shumë e shumë sezone, shumë lojëra. Ne jetojmë në një epokë të jashtëzakonshme, por për tifozët tanë kjo duket si normale”-tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?