“Messi nuk është më i miri në botë”, presidenti Russo “tradhton” argjentinasin
Presidenti i Lanus mendon se Lionel Messi nuk është më më i miri në botë. Nicolas Russo, gjithmonë një tifoz i madh i yllit të Barçës, duket se ka ndryshuar mendim për “Pleshtin”.
“Sot, nuk është lojtari më i mirë në botë. Sigurisht, është mes futbollistëve më të rëndësishëm, por diçka ka ndryshuar.
Scaloni po punon të kombëtarja për një projekt që të përfshijë Messi-n, por që të mos varet nga ai. Kështu është më mirë. Nuk e them se kush është më i miri, por nuk është argjentinas”, deklaroi Russo.
KOHA JONË SONDAZH

