Messi shikon ndeshjen Barça-Inter, djali i tij vizaton logon e Juventusit (VIDEO)
Lionel Messi mungoi në ndeshjen e Champions League ndaj Interit, të fituar nga skuadra katalanase 2-0. Ylli argjentinas ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga pranë skuadrën e tij të zemrës, teksa në krahë të tij ishte edhe djali Thiago.
Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale tregon se djaloshi i vogël u mërzit disi nga loja dhe filloi që të vizatonte gjëra të ndryshme. Mes tyre spikaste edhe logoja e re e Juventusit, të cilin ja tregoi Messit.
KOHA JONË SONDAZH

