FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi: Të fitojmë Kupën e Botës, nëse dështojmë…zhdukemi!

Lionel Messi beson se ai dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja e Argjentinës duhet të zhduken nëse dështojnë ta shfrytëzojnë, siç thotë ai, rastin e fundit për ta fituar një trofe në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

“Njerëzit po presin që ky grup lojtarësh të largohen sepse nuk ka fituar për një kohë të gjatë dhe ata që kritikojnë lodhen duke i parë të njëjtat fytyra gjithmonë. Mendoj se kjo është mundësia e fundit për këtë grup. Nëse dalim keq, i tërë ekipi kombëtar duhet të zhduket. Do të jetë shumë e vështirë për të gjithë të vazhdohet këtu sepse tashmë kemi qenë pjesë e kombëtares për shumë vite”, ka thënë Messi për TyC Sports.

Argjentina nuk e ka fituar asnjë trofe ndërkombëtar që prej Kupës së Amerikës në vitin 1993, me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Messin që kritikohet vazhdimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?