FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi tek Manchester City? Aguero zyrtarisht jep lajmin e madh

Leo Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni por “ylli” argjentinas vazhdon të mbajë në ankth tifozët katalanas pasi nuk ka nënshkruar kontratën e re.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero edhe pse e pranon se do të ishte shumë i lumtur nëse do të luante me Messin në një skuadër, por thotë se transferimi i tij është shumë i vështirë, shkruan “Goal.com”.

“Paratë nuk janë problem në City. Por, mendoj se Messi, ashtu sikurse edhe Ronaldo janë simbole në skuadrat e tyre dhe është e vështirë që ata të largohen. Do të doja shumë që Leo të ishte në skuadrën time, por kjo duket shumë e komplikuar”, tha Aguero për TyC Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që në media është përfolur një transfertë të mundshme tek Manchester City, por deri tani asnjë lëvizje konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?