Messi thyen çdo parashikim, rikthehet në stërvitje me Barcelonën
Leo Messi ka befasuar stafin teknik të Barcelonë duke u kthyer sot stërvitje për ndeshjen e radhës në kampionat. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, theu krahun e djathtë gjatë ndeshjes në Sevilla dhe njëmbëdhjetë ditë më vonë është kthyer në fushën e blertë.
Siç raportohet nga klubi katalanas, Messi ka filluar të kryejë stërvitje lëvizshmërie, në një seancë që është zhvilluar në fushën 2. Bashkë me kapitenin janë trajnuar Gerard Pique dhe Jordi Alba, dy nga lojtarët, që trajneri Ernesto Valverde nuk i ka grumbulluar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme të Kupës së Mbretit, kundër Cultural Leonesa.
Barcelona, dhjetë ditë më parë bëri një parashikim 3-javor për rikthimin e yllit të saj, i cili u diagnostikua me frakturë në krahun e djathtë, por mesa duket do ta shohim në fushë shumë më shpejt “pleshtin”.
KOHA JONË SONDAZH

