FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi u largua mes lotësh nga “Anfield”, skuadra e “harroi” argjentinasin  

Lionel Messi është larguar mes lotësh nga stadiumi “Anfield Road”. Yll argjentinas ishte një hije e vërtetë në fushën e lojës, duke mos arritur që të ndihmonte ekipin e tij qoftë për të gjetur njëherë rrugën e rrjetës.

Zyrtarët e klubit blaugrana u përpoqën për ta ngushëlluar pas ndeshjes, por sulmuesi nuk mundi t’i mbante lotët. Dhe për t’ja shtuar edhe më shumë mërzinë, mendoi po klubi, që u largua para kohe nga stadiumi ku u turpëruan, ndërkohë që “Pleshti” qëndroi më gjatë se të tjerët për të kryer testet e urinës, që kryhen nga UEFA.

Messi u largua nga zona e mediave, ndërkohë që u transportua më pas me një makinë private në Aeroportin “John Lennon”, ku e priste pjesa tjetër e ekipit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?