Michel Platini: Topin e Artë e meriton një francez

Kur kanë mbetur më pak se një muaj nga ceremonia e ndarjes së çmimeve, fituesi i “Topit të Artë 2018” është kthyer në një kryefjalë të mediave sportive.

Kudo lexon se fitues i tij nuk do të jetë as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, por një futbollist kampion bote. Dhe këtë fakt e përforcon më shumë ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini që beson se Raphael Varane është zgjedhja e qartë për të fituar Topin e Artë.

“Ka vetëm një lojtar që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës dhe ai quhet Varane. Ai është një lojtar i shkëlqyer, shumë i mirë. Rezultatet janë gjëja e vetme objektive dhe gjithçka tjetër është subjektive. Ju mund të keni mendimin tuaj për Griezmann, Mbappe, Giroud, Lloris, Modric … por i vetmi lojtar që ka fituar gjithçka është Raphael Varane. Ky çmim nuk është vetëm për sulmuesit, pasi më parë ishte një mbrojtës, Fabio Cannavaro që fitoi Topin e Artë”- tha Platini. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Antoine Griezmann është një tjetër francez i cili është ndër favoritët për të fituar çmimin, ndërsa jashtë kësaj liste pritet të mbesë Lionel Messi, i cili nuk arriti të fitojë asgjë të rëndësishme me Barcelonën apo kombëtaren argjentinase.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?