FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mihajlovic sulmon Juventusin: Hedh në fushë fëmijë, atyre nuk u plas fare …

Sinisa Mihajlovic, trajneri i Bolognas, pas barazimit në Firence me Fiorentinën, ka sulmuar Juventusin për shkak se ditën e djeshme ndaj rivalëve të tyre SPAL, hodhi në fushë disa lojtarë të rinj.

“Shumë do të jenë dakord me atë që them, të tjerë jo. Jam mësuar të shoh gjithmonë se çfarë ndodh brenda shtëpisë time. Nëse përballesh me Juventusin titullar, atëherë mirë. Nëse përballesh me Juven me rezerva, që sidoqoftë janë titullarë në çdo ekip tjetër, atëherë mirë edhe atëherë.

Por, nëse Juventusi hedh në fushë disa fëmijë apo lojtarë të Serie C, atëherë nuk më duket e drejtë. Nëse do të isha trajner i SPAL do të kisha thënë “dreqin, duhet të fitoj”. Dhe, kështu ndodhi. Por, nuk është sjellje e duhur. Nuk mendoj se Juventusi ka probleme grupi. Kjo nuk më pëlqeu. Por, e di që atyre nuk i plas fare. Për fat të keq, futbolli italian është kështu”, deklaroi trajneri serb.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?