Milan bën goditjen e parë të madhe në merkaton e verës

Milani po merr formë, teksa gjithçka nis nga mesfusha. Franck Kessie do të luajë për kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalantës do t’i shkojnë 28 milionë euro.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.

Futbollisti 21-vjeçar, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Serinë A, ka zgjedhur prej kohësh Milanin. Tashmë, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani mposhti konkurrencën e Romës për Kessie, që kishte ofruar të njëjtën shifër, por me një mënyrë pagese që nuk i leverdiste Atalantës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?