FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milan tenton firmën me Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic gjithnjë e më pranë Milanit.

Sulmuesi suedez dështoi për të kualifikuar skuadrën e Los Angelos Galaxy në play-off e MLS dhe ka ngritur pikëpyetje rreth të ardhmes së tij në klubin amerikan. Një fakt i tillë përforcohet edhe nga portali italian “Calciomercato.com” që  pretendon se sulmuesi dëshiron të kthehet në Evropë dhe se Milan është më pranë se Reali i Madridit.

Faqja e internetit pohon se drejtori sportiv i kuqezinjve, Leonardo u takua me agjentin e suedezit ditët e fundit për të diskutuar rreth rinovimit me Giacomo Bonaventura. Megjithatë, një kthim i Ibrahimovic nuk përjashtohet dhe muaji nëntor duket se është ai deciziv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Galaxy, Ibrahimovic luajti 27 ndeshje, ku shënoi 22 herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?