FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani bën plani për sulmin, synon Zirkzee dhe Sorloth

Pas një sezoni zhgënjyes në repartin ofensiv, trajneri Massimiliano Allegri duket i vendosur të ndryshojë gjithçka në sulm. Performancat e dobëta të sulmuesve kanë çuar në një “spastrimi” të përgjithshëm, ku pothuajse askush nuk konsiderohet i paprekshëm.

Aktualisht, i vetmi që ka gjasa reale të mbetet në “San Siro” është Christian Pulisic. Amerikani e nisi sezonin në mënyrë të shkëlqyer, por më pas humbi ritmin. Megjithatë, ai vazhdon të shihet si një element i dobishëm nga Allegri për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, emra të rëndësishëm si Rafael Leão, Niclas Füllkrug (i cili nuk pritet të blihet përfundimisht), Christopher Nkunku dhe Santiago Giménez janë të gjithë në merkato dhe mund të largohen gjatë verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për çdo largim, do të ketë edhe afrime. Dy janë emrat më të përfolur aktualisht. I pari është Alexander Sørloth, sulmuesi norvegjez që aktivizohet te Atlético Madrid. Ai kërkon më shumë hapësira dhe është i hapur për një transferim, ndërsa klubi spanjoll nuk pritet të vendosë pengesa serioze. Milani është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro, me synimin për ta mbyllur marrëveshjen nën kuotën e 30 milionëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri i dytë është Joshua Zirkzee, një opsion që lidhet edhe me të ardhmen e Leãos. Portugezi pëlqehet nga Manchester United dhe është i hapur për një aventurë në Premier League. Milani, megjithatë, kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?