Milani dominon ndaj Juventusit, por Ronaldo shpëton sërish “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)
Milani dhe Juventusi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Ekipi i Piolit luajti më mirë duke qenë shumë më këmbëngulëse në lojën e saj, por Buffon detyrohet të shpëtoj në disa raste portën e tij.
Skuadra kuqezi kaloi në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me Rebic. Kroati mori një krosim mjaft të mirë duke e devijuar topin në rrjetë në minutën e 61-të. Juventus tentoi të reagonte, teksa do ja lehtësonte edhe më shumë dalja nga fusha me kartonin e dytë të verdhë e Theo Hernandez në minutën e 72-të.
Skuadra bardhezi gjithsesi ishte sërish në një mbrëmje të errët, duke krijuar shumë pak në fazën e avancuar. Në fundin e kohës së rregullt, skuadra e Sarrit fitoi një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Calabria.
Nga pika e bardhë Ronaldo do të tregohem i saktë, duke mposhtur Donnarumma-n. Skuadra torineze do të jetë e favorizuar në sfidën e kthimi, pasi i mjafton edhe një barazim pa gola. Milani do të ketë të skualifikuar Ibrahimovic, Theo dhe Castillejo. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

