FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani drejt shpëtimit? Miliarderi rus gati për të blerë “djallin”

Problemet financiare të Milanit duket se mund të marrin një zgjidhje të shpejtë. Pasi fondi amerikan Eliot nuk mori garancinë financiare nga presidenti kinës Jonghonh Li, e ka nxjerrë përsëri në shitje Milanin.

Siç raportojnë nga Italia në orët e fundit, është manjati rus, Dimitrij Ribolovlev, që kërkon të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit. Ky i fundit, është i njohur në botën e futbollit, pasi është edhe pronar i klubit francez të Monakos.

Ribolovlev arriti ta merrte Monakon në një situatë shumë kritike dhe në vetëm pak kohë e ngriti klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miliarderi Ribolovlev ka qenë i lidhur edhe më parë me zërat për të blerë Milanin, në muajin mars, por me anë të një deklarate, klubi i Monakos mohoi gjithçka në lidhje me ato zëra.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?