FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani fiton dhe siguron Europa League

Milan ka arritur të marrë një fitore të madhe në përballje me Bolognën me rezultat 3-0.

Kuqezinjtë në këtë sfidë u paraqitën me fanellat e reja të cilat do t’i veshin për edicionin 2017/18 dhe duket se këto fanella i sollën fat ekipit të Vincenzo Montellës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e miqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por edhe pse kërkuan golin e epërsisë një gjë të tillë nuk e arritën në pjesën e parë duke përfunduar 45 minutat e para me rezultat 0-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e dytë, trajneri Vincenzo Montella bëri dy zëvendësime tejet të qëlluara.

Fillimisht futi Mati Fernandez në lojë e pastaj edhe Keisuke Hondan.

Fernandez ishte asistues tek goli i parë i shënuar nga Gerard Deulofeu në minutën e 69-të për 1-0.

Katër minuta më vonë, mesfushori japonez, Keisuke Honda shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për 2-0.

Milani nuk u ndal me vetëm dy gola, pasi në fund të ndeshjes arriti të shënoj edhe një tjetër ndaj Bolognës.

Ishte sulmuesi Gianluca Lapadula që u asistua bukur nga Mati Fernandez dhe shënoi për 3-0.

Pas kësaj fitore, Milani ka siguruar pozitën e gjashtë në tabelë me 63 pikë të grumbulluara.

Kësisoj ‘Rossonerët’ do të luajnë në Ligën e Evropës vitin e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?