Milani fiton me golat e 3 debutuesve, nuk gabon as Tottenham (VIDEO)
Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri në Europa League. Kuqezinjtë fituan 3-1 në transfertën ndaj Celtic në Skoci. Sfidën e vendosën dy blerjet e reja Krunic me kokë në minutën e 14-t, ndërkohë që Brahim Diaz dyfishoi shifrat në minutën e 42 me një veprim të bukur në hyrje të zonës.
Celtic rindezi shpresat me një gol në minutën e 76-të, por skuadra italiane do të realizonte një tjetër gol. Në minutën e dytë shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë Hauge e dërgoi topin në rrjetë. Një fitore falë 3 blerjeve të reja.
Tottenham ndërkohë fitoi me lehtësi 3-0 ndaj LASK. Lucas zhbllokoi sfidën që në minutën e 18-të, ndërkohë që në të 27-tën Andrade shënoi në portën e tij. 6 minuta nga fundi Son vulosi triumfin e skuadrës së Mourinhos.
KOHA JONË SONDAZH

