Milani hidhet në sulm për mbrojtësin me origjinë shqiptare

Arsenal v Manchester City - FA Cup - Semi Final - Wembley Stadium Arsenal s Shkodran Mustafi centre gestures during the FA Cup Semi-Final match at Wembley Stadium, London. EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xMatthewxChilds/NMCxPoolx 54642211

Milani do kërkojë të jetë aktive në merkaton e dimrit në mënyrë që trajneri Stefano Pioli të ketë një skuadër sa më të plotë për vazhdimësinë e sezonit. Kuqezinjtë do të jenë të vëmendshëm në merkaton e ardhshme për të shfrytëzuar të gjitha rastet dhe mundësitë që do t’u jepen. Duke iu referuar portalit “todofichajes.net”, objektivi i ri i Milanit për mbrojtjen është Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi me orgjinë shqiptare ka refuzuar në disa raste rinovimin e kontratës me Arsenalin dhe më shumë gjasa do të kërkojë të largohet që në janar, pasi kontrata i skadon në verën e vitit 2021. Duke pasur parasysh faktin që mund ta humbasë me parametër zero pas disa muajsh, në janar Arsenali mund ta lejojë futbollistin të largohet për një shifër prej rreth 6 milionë eurosh.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?