Milani me zemër dhe grint, Suso përmbys Sampdorian (VIDEO)

Milani rigjen rrugën e fitoreve në kampionatin italian. Kuqezinjt kanë fituar 3-2 ndaj Sampdorias në duelin e vlefshëm për javën e 10-të. Skuadra e Gattusos e nisi mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 17-të me Cutronen, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Suso-s. Miqtë reaguan mjaft mirë duke gjetur golin e barazimit vetëm pas 4 minutash me Saponarën.

Dueli ishte i hapur, por Sampdoria kaloi në avantazh me një gol spektakolar të Fabio Quagliarella-s. Milan nuk pajtohet me këtë rezultat dhe vetëm pesë minuta më pas barazon gjithçka me Gonzalo Higuain i cili nuk fal brenda zonës.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, Susso shënoi një gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës. Milani ngjitet në vendin e 7-të, në kuotën e 15 pikëve. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?