FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani nuk gjen qetësi, Bonucci dorëzon shiritin e kapitenit

Ishte blerja më e bujshme e merkatos së verës por Leonardo Bonucci është duke kaluar momente shumë të vështira tek skuadra e Milanit.

Qendërmbrojtësi italian u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Genoas, e cila përfundoi në barazim 0-0.

Pikërisht Bonucci akuzohet se është fajtori kryesor për dështimin e Milanit në fillim të këtij sezon, ku pas nëntë javëve renditet në vendin e 11 me 4 fitore, katër humbje dhe një barazim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndeshjes Bonucci ka dorëzuar shiritin e kapitenit, si shenjë proteste.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse jam unë problemi, shiritin e keni këtu. Merreni dhe jepjani atij”, mësohet të ketë thënë Bonucci, duke propozuar që kapiten të jetë sërish Rikardo Montolivo.

©

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?