Milani pa “gjigantin” e sulmit në derbin kundër Interit

Mario Mandzukic nuk do të jetë i gatshëm për derbin kundër Interit. Kroati ka pësuar një dëmtim dhe si pasojë nuk do të mund të luajë dot të dielën.

Ish-lojtari i Juventusit e filloi si titullar duelin në Europa League kundër Crvena Zvezdas, por pësoi një dëmtim muskulor. Së fundmi ai nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit këtë mëngjes, duke konfirmuar kështu mungesën.

34-vjeçari u transferua tek kuqezinjtë në merkaton e janarit dhe konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimovic. Deri më tani Mandzukic ka luajtur shumë pak, vetëm pesë ndeshje, teksa ka ndikuar edhe mungesa e gjatë jashtë fushave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?