Milani prezanton fanellën e re për sezonin 2026/27, rikthehen vijat klasike kuqezi

Milani ka zbuluar zyrtarisht fanellën shtëpiake për sezonin 2026/27, të realizuar në bashkëpunim me PUMA, duke rikthyer një dizajn që i referohet traditës dhe identitetit historik të klubit kuqezi.

Uniforma e re rikthen vijat e gjera vertikale kuqezi, të cilat shtrihen përgjatë gjithë fanellës, si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, duke sjellë një pamje klasike që evokon periudhat më ikonike të klubit. Kompleti plotësohet me pantallona të bardha dhe çorape të zeza, një kombinim tradicional i lidhur prej vitesh me identitetin vizual të Milanit.

Sipas klubit kuqezi, fanella e re nuk përfaqëson vetëm një zgjedhje estetike, por një simbol të identitetit të Milanit dhe lidhjes së tij me tifozët në mbarë botën. Në përshkrimin zyrtar, klubi thekson moton “From Milan to the World”, si një homazh për komunitetin global të tifozëve që e mbështesin ekipin në çdo kontinent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga elementët më të veçantë të dizajnit ndodhet në pjesën e pasme të jakës, ku është vendosur një vulë dylli që përfshin stemën kuqezi, e konceptuar si simbol i trashëgimisë dhe vazhdimësisë së historisë së klubit ndër breza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fanella e re pritet të debutojë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cagliarit. Në fushatën prezantuese të uniformës janë përfshirë edhe emra të rëndësishëm të skuadrës si Rafael Leão, Christian Pulisic dhe Luka Modrić, megjithëse e ardhmja e këtij të fundit te klubi kuqezi mbetet ende e paqartë.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "irate SFTTe PL Emiroes es"

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "MS t...i t. L..uirate rate FLYBETTER"

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "MS Emirates FLYBETTER FLY BETTER"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?