Milani rigjen fitoren me Bonuçin, Imobile “poker” në fitoren e Lacios (VIDEO)

Milan dhe Lacio nuk gabojnë në ndeshjet e javës së 20 në Seria A. Kuqezinjtë fituan minimalisht ndaj skuadrës së Krotones 1-0, ndërkohë që Lacio shkatërroi Spalin në transfertë me rezultatin 5-2.

Golin e vetëm për skuadrën e Gatuzos në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” e shënoi mbrojtësi Bonuçi, pasi topi shkoi aksidentalisht në kokën e tij dhe më pas përfundoi në rrjetë. Mbrojtësi më në fund rikthehet të buzëqeshë, pasi ka kaluar një sezon shumë të vështirë deri më tani. Milani ngjitet në vendin e 10 me 28 pikë.

Lacio mori një fitore spektakolare ndaj skuadrës së Spalit. Protagonisti absolut në këtë ndeshje ishte sulmuesi Çiro Imobile, i cili shënoi 4 nga 5 golat e tij. Sulmuesi italian gjeti 3 herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë, ndërkohë që me fillimin e të dytës shënoi sërish një gol që vulosi një sfidë perfekte për bardhekaltrit. Imobile është golashënuesi më i mirë për këtë sezon në Seria A, pasi deri më tani ka shënuar 20 gola, 2 më shumë se Ikardi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidat e tjera spikat fitorja 3-2 e Beneventos ndaj Sampdorias, e cila është e dyta për këtë sezon për skuadrën e De Zerbit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?