Milani vijon përgatitjet për derbin, Ibrahimovic dhe Duarte sërish pozitiv me Covid
Milani është duke u përgatitur për derbin ndaj Interit, edhe pse disa futbollistë kanë shkuar në kombëtaret e tyre. Nga njëra anë trajneri Pioli mund të buzëqesh për rikthimin në mbrojtje të kapitenit Romagnoli.
Gjithsesi lajmet nuk janë shumë pozitive për dy sulmues, pasi nga tamponët e fundit të kryer, Zlatan Ibrahimvic dhe Leo Duarte rezultojnë ende të prekur me koronavirus.
Stafi teknik i kuqezinjve po punon rikuperimin e Ante Rebic, i cili pësoi një dëmtim në shpatull në ndeshjen ndaj Crotones. Javën e ardhshme sulmuesi kroat pritet të bëjë kontrolle të tjera, që do të përcaktojnë nëse ai do të jetë i gatshëm për derbin e 17 tetorit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

