FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miqësorja, flet Hysaj: Turqia do të na vërë në provë të fortë!

Sot në mesditë, në Antalia, ku kombëtarja kuqezi po zhvillon përgatitjet për miqësoren e së hënës me Turqinë, kanë dalë në konferencë shtypi dy futbollistë, Elseid Hysaj dhe Armando Sadiku.

Shkodrani i Napolit wshtw shprehur: “Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. E dimë që luajmë kundër një kundërshtari shumë të vështirë. Kemi pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion për ta përgatitur këtë miqësore, këtu në Antalia. Jemi njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe trajnerin. Besoj se kjo ndeshje do të tregojë qartë se ku kemi arritur dhe ku jemi me grupin tonë. Turqia ka lojtarë me cilësi shumë të mira, që luajnë me klube shumë të larta europiane. Ky kundërshtar do të na vërë në provë të fortë, ndaj duhet të tregojmë sa vlejmë”.

“Po qe se do të fitojmë, do të rritet edhe vlerësimi për ne. Të jesh në grup me Spanjën dhe Italinë kuptohet se ishte shumë e vështirë që të kualifikoheshim. Vendi i tretë në grup, që arritëm, është një pozicion i mirë për ne. Duhet të kuptojmë se ku kemi gabuar, të përqafojmë gjërat e mira dhe të sistemojmë e korrigjojmë gjërat e gabuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu duhet ta përgatisim veten për fushatën eliminatore të Europianit të ardhshëm. Kemi kaluar disa ditë bashkë këtu, si skuadër. Jemi një grup fantastik. Kalojmë shumë mirë bashkë, i japim një dorë njëri-tjetrit. Edhe djemtë e rinj, që kanë ardhur, ndihem mjaft mirë në kombëtare. Këtë ta thonë edhe ata vetë, po t’i pyesësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë qejf që të jenë në kombëtare, që të japin maksimumin, ndaj do të jenë një ndihmesë e madhe. Me ndihmën e të gjithëve do të arrijmë nivele më të larta. Napoli? Fitimi i kampionatit do të ishte një gjë shumë e madhe. Tifozët tanë kanë 30 vite që po e presin këtë gjë. Këtë vit është mundësia më e mirë për të treguar veten tonë dhe për të realizuar objektivat. Po luajmë mirë, çka e kemi treguar deri tani. Na u dëmtua një lojtar i rëndësishëm, Ghoulam, por duhet të mendojmë se kemi lojtarë të tjerë, të cilët do të na japin një ndihmë të madhe. Besoj se do t’ia dalim”. /telesport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?