FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mister, ekip i fikur”/ Gazetari “ngacmon” Rejan, italiani i përgjigjet me batutë

Komentatori i njohur, Dritan Shkakohoxha nuk e ka pritur mirë barazimin 0-0 përballë Kazakistanit, duke e etiketuar kombëtaren kuqezi si një “ekip i fikur”.

Dhe këtë konstatim Shakohoxha ia tha përballë teknikut italian të Kombëtares Edi Reja.

“Mister, kjo skuadër është e fikur. Po dëgjoj që thuhet edhe nga lojtarët që luajtëm shumë mirë, por ndoshta kemi parë ndeshje tjetër ne këtej nga studio… Çfarë nuk shkon me skuadrën, sepse nuk ka “zjarrin” që e karakterizon përherë?”, ishte pyetja e gazetarit për teknikun e Kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reja nga ana tjetër është përgjigjur me një batutë, duke thënë: “Grinta dhe “zjarri” që ne kërkojmë të gjithë nuk mund të blihet në farmaci”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shakohoxha replikoi sërish duke thënë se në farmacia mund të blejë çdokush shumë gjëra, por grinta injektohet dhe përgjegjësia në këtë rast është edhe e trajnerit.

Kombëtarja barazoi pa gola në transfertën e sotme në Kazakistan dhe pas 3 ndeshjesh të zhvilluara numëron 4 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?