Mbyllet epoka e Guardiolës te City, mbi 2 miliard euro të shpenzuara në merkato për 20 trofe

Pas dhjetë vitesh në krye të Manchester City, epoka e Pep Guardiola në stadiumin “Etihad” po shkon drejt fundit, duke i dhënë fund një prej cikleve më dominuese në historinë moderne të futbollit anglez.

Trajneri katalanas, i cili transformoi klubin në një fuqi të futbollit europian dhe realizoi ambiciet e pronësisë emirate të udhëhequr nga Mansour bin Zayed Al Nahyan, pritet të largohet nga pankina, por jo plotësisht nga projekti i klubit. Sipas raportimeve, Guardiola do të vijojë të jetë pjesë e strukturës së grupit si një superkëshilltar strategjik i rrjetit të klubeve të lidhura me City Group.

Bilanci i tij sportiv mbetet i jashtëzakonshëm: 20 trofe të fituar gjatë një dekade, një periudhë që e vendosi Manchester City-n mes elitës absolute të futbollit europian. Megjithatë, suksesi sportiv ka ardhur paralelisht me investime të mëdha financiare. Gjatë epokës Guardiola, klubi ka shpenzuar mbi 2 miliardë euro në merkato për përforcimin e skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezoni me investimin më të lartë rezultoi ai 2017/18, kur City investoi rreth 317.5 milionë euro për afrime të reja, menjëherë pas sezonit debutues të Guardiolës,  i vetmi pa trofe. Në vendin e dytë renditet sezoni aktual, ku klubi ka kaluar sërish pragun e 300 milionë eurove investime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aspektin individual, transferimi më i kushtueshëm i epokës Guardiola mbetet ai i Jack Grealish, i transferuar nga Aston Villa për rreth 117.5 milionë euro, duke u bërë i vetmi operacion që tejkaloi shifrën simbolike të 100 milionë eurove.

Mes transferimeve më të rëndësishme të dekadës përfshihen edhe afrimet e Rodri nga Atlético Madrid, Erling Haaland nga Borussia Dortmund, Rúben Dias nga SL Benfica dhe Joško Gvardiol nga Leipzig.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?