Modric: Duam të shkruajmë historinë, jemi gati për sfidën e madhe

“Për ne ishte një tjetër ndeshje me shumë emocione, me intensitet të lartë. Nuk ishte e lehtë, pasi luanim kundër vendit organizator dhe presioni ishte i madh, por ia dolëm mbanë”, u shpreh Luka Modric, kapiteni i kombëtares kroate, gjysmëfinaliste e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Më tej, lojtari i Real Madrid tha: “Nuk luajtëm mirë, ashtu sikurse kishim parashikuar, sidomos në pjesën e parë, por në 45 minutat e dyta ritmi ynë ishte më i lartë, duke treguar karakter dhe e kontrolluam lojën”, shkruan telesport.

luka Modric dhe Kroacia e tij përsëritën, të paktën deri më tani, sukesin e 20 viteve më parë, duke konfirmuar se një tjetër brez i artë ka ardhur. “Jemi në gjysmëfinale dhe po shijojmë këtë fitore, ashtu sikurse shijojmë edhe kualifikimin mes 4 skuadrave më të mira në botë. Kemi kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur ndaj Anglisë, do të jetë një tjetër sfidë e vështirë për t’u përballuar”, ka deklaruar pas fitores me penallti ndaj Rusisë mesfushori korat Luka Modric.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?