FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modric me këtë deklaratë ndez El Clasicon

Luka Modric ka ndezur ‘El Clasicon” e cila do të zhvillohet ditën e shtunë.

Në një intervistë për “Codere Apuestas”, mesfushori i Real Madridit ka theksuar se skuadra e tij është në një formë të shkëlqyer dhe duhet ta fitojë ndeshjen për të qënë shumë pranë kryesuesve.

“Duhet të luajmë si një ekip ndaj Barcelonës. Është e rëndësishme që të jemi së bashku dhe të mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Në qoftë se ju largoheni prej tyre, Barcelona ka lojtarë, të cilët mund t’ju dënojnë. Si vjen Real Madridi në këtë supersfidë? Ne jemi në formë të mirë dhe të lumtur që e presim këtë ndeshje të madhe para Krishtlindjeve. Jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për të zhvilluar një lojë të madhe. Shpresoj të fitojmë dhe të jemi më afër kreut të La Liga-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivat e sezonit? Ne jemi në La Liga dhe do të japim gjithçka në kampionat. Do të përpiqemi të rikthehemi në garë për titullin. Përveç kësaj, kemi edhe Champions-in e Kupën e Mbretit. Uria për të fituar? Kjo nuk është e vështirë për mua. Karakteri im është i tillë; gjithmonë dua më shumë. Edhe nëse jam i kënaqur me atë që kam bërë, gjithmonë dua më shumë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?