FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moggi kritikon Ronaldon: Dikur Juvja arrinte në finale, me të eliminohen në 1/8-at!

LUCIANO MOGGI IN AULA PER CALCIOPOLI

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, është rikthyer të flasë për bardhezinjtë. Eksperti i merkatos ka prekur pikërisht temën më të përfolur të ditëve të fundit, Cristiano Ronaldon. Po flitet shumë për të ardhmen e 35-vjeçarit dhe Moggi tregon disa fakte se pse ai ishte kundër blerjes së tij nga Real Madrid.

“Ronaldo konsiderohet nga të gjithë si ylli i ekipit, por ai kërkon të tregojë se është një kampion që nuk duhet kritikuar. Pas çdo goli që shënoi kundër Cagliarit, CR7 e konsideroi të përshtatshme të vinte gishtin në vesh për t’i bërë kritikët të kuptonin se ata kanë gabuar kur e kanë kritikuar. Ai nuk duhet të jetë i zemëruar nëse dikush ngre zërin ndaj tij sepse ishte pikërisht gabimi i tij që i dhuroi kualifikimin Portos, por të gabosh është njerëzore.

Unë isha kundër blerjes së tij, për shkak të barrës së madhe financiare që kërkonte kur erdhi në Torino në moshën 34-vjeçare. Do të ishte e padrejtë të mohonim klasin që Ronaldo ka, por kjo është e vërteta. Juventus ka fituar të njëjtën trofe kur portugezi luante në Madrid dhe më parë ata arrinin dhe në finalen e Champions. Me të në fushë eliminohen që në raundin e 1/8-ve”, u shpreh Moggi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?